Ilustrim Hekurudhë - Foto: Facebook

Hapen hetimet për aksidentin fatal hekurudhor në Dush të Klinës

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore ka marrë sot vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor i cili ka ndodhur dje në vijën hekurudhore Prishtinë- Pejë, në fshatin Dush të Klinës.

“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Në aksidentin i cili ka ndodhur dje mes trenit dhe një automjeti kanë vdekur tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë në rajonin e Pejës aksidenti ka ndodhur deri sa automjeti i cili ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush,  në vendkalimin hekurudhor, duke mos respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet ka hyrë në vendkalimin  hekurudhor dhe është goditur nga treni i cili ishte duke qarkulluar nga Prishtina në drejtim të Pejës.

KALLXO.com ka raportuar edhe sot për aksidentin në fshatin Dush të Klinës.

https://kallxo.com/tre-te-vdekur-nga-aksidenti-ne-dush-te-klines/