Pamje nga një takim i Këshillit Gjyqësor - Foto: KALLXO.com

Gyltene Sylejmani, U.D. e Kryetarit të Gjykatës Supreme

Aktualisht, Gyltene Sylejmani është zëvendëskryetare e Gjykatës Supreme.

Këtë veprim Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) e ka ndërmarrë për arsye se rasti i zgjedhjes se kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese.

Më 6 mars, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur Enver Pecin kryetari të ri të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Për Enver Pecin “Për” kishin votuar gjashtë anëtarë të KGjK-së, e katër kanë abstenuar.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.

Por, më 16 mars, gjykatësja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, deponoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Enver Pecit.

Ndërsa, më 20 mars, KALLXO.com raportoi se ambasada amerikane dhe ajo britanike thonë se përzgjedhja e kryetarëve të gjykatave mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ato kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që urgjentisht të qartësojë këtë çështje dhe të konsiderojnë veprimet që duhet të ndërmarrin për të evituar dëmet e mëtejshme të imazhit të gjyqësisë në Kosovë.

Po ashtu, sot Vahid Limani u zgjodh ushtrues detyre i drejtorit të Sekretariatit të KGjK-së pasi që nga kjo detyrë ka dhënë dorëheqje Albert Avdiu.

Për këtë të fundit kohëzgjatja do të jetë deri në 3 muaj.