Foto-ilustrim

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14 në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Sipas policisë dyshohet se grabitja është realizuar nën kërcënimin e armës ku një person i maskuar ka grabitur  një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin e personit të dyshuar dhe vendndodhjen e tij.