Ilustrim

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi parash nga një punëtor i një pompe derivatesh.

Rasti, i cili është raportuar në Polici dje rreth orës 3:05, ka ndodhur në Graçanicë.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është duke u hetuar.