Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Gjysma e të Anketuarve i Konsiderojnë Dështim Shpenzimet e Haradinajt

Instituti për Hulumtime dhe Analiza publikoi sot vlerësimet e qytetarëve për 100 ditshin e Qeverisë Haradinaj.

Sipas këtij instituti, 47 për qind të të anketuarve dështimin më të madh ia faturuan Haradinajt për shpenzimet qeveritare dhe kabinetin e madh qeverisë.

Dështim të Qeverisë Haradinaj 28 për qind të të anketuarve e konsideruan mosliberalizimin e vizave, të cilin Kryeministri e kishte premtuar në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

25 për qind të pjesëmarrësve në anketë, dështim e konsideruan çështjen e punësimit.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar se sa na kushton kabineti i Haradinajt, ndërsa premtimi i parealizuar për liberalizimin e vizave është vlerësuar rrenë nga Krypometri- produkti i KALLXO.com që mat vërtetësinë e deklaratave publike.

Sa na Kushton “Ushtria” e Gjeneralit

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Liberalizim të Vizave

32 për qind të të anketuarve si arritje më të madhe Qeverisë Haradinaj ia kanë njohur angazhimet për energjetikën- shpronësimet në Hade e Shipitullë dhe procedurat për ndërtimin e termocentralit të ri, 28 për qind angazhimet për shëndetësinë dhe 17 për qind stimulimin e prodhimeve vendore,

58 për qind e të anketuarve kanë konsideruar se demarkacioni ishte problemi më i madh me të cilin u përball Qeveria Haradinaj gjatë 100 ditëve, 30 për qind të tyre problemin kryesor e konsideruan mungesën e liberalizimit të vizave dhe 7 për qind krizën energjetike.

Anketa nxori në pah mungesën e informacioneve për planin qeverisës të Qeverisë Haradinaj- 69 për qind thanë se nuk kanë njohuri për këtë plan, ndërsa vetëm 31 për qind thanë se kanë informata çfarë do të bëjë kjo qeveri.

Hulumtimi u zhvillua nga përgjigjet e 900 personave, 68 për qind të të cilëve ishin burra e 32 për qind gra.