Foto: Ilustrim

Shefat e reparteve për doktorët e rinj: 93.3% nuk kanë aftësinë të bëjnë qepje të plagëve

Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me Trupin Këshillëdhënës të Fakultetit të Mjekësisë ka lansuar anketën me temë: Rezultatet e të nxënit të harmonizuar/kompetencat për Mjekësinë e përgjithshme.

Në anketim kanë marrë pjesë 489 doktorë të rinj (specializant), të cilëve iu janë vlerësuar njohuritë që kanë ata pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë si dhe 45 shefa të reparteve, të cilët kanë vlerësuar doktorët e rijnë të cilët i mentorojnë.

Ky anketim ka sjellë rezultate të ndryshme. Në disa raste përgjigjet e doktorëve dhe shefeve të tyre janë të ngjashme, por në raste tjera ka dallime.

Në pyetjen se a kanë aftësinë doktorët e rinj pas përfundimit të fakultetit të mjekësisë të bëjnë qepje të plagëve, shefet të reparteve u përgjigjën se 93.3% e doktorëve të rinj nuk e kanë këtë aftësi.

Në një pyetje tjetër, se a kanë doktorët e rinj aftësi për administrimin e terapisë dhe përdorimin e pajisjeve për infuzion, 80% e shefave të reparteve u përgjigjen negativisht, përderisa në të njëjtën pyetje 57.7% e doktorëve të rijnë thanë që zotërojnë këto aftësi.

Kur u pyeten se a kanë aftësi këta doktorë të kryejnë një konsultë me pacient, 66.7% të shefave të reparteve, po ashtu janë përgjigjur negativisht. Kjo shifër bie në kundërshtim me përgjigjët e specializantëve, pasi 87.2% e tyre u përgjigjen se zotërojnë aftësitë e konsultimit me pacientët.

Po ashtu, shefet e reparteve thonë se në rastet e vdekjes 73.3% e doktorëve që ata mentorojnë, nuk kanë aftësinë që të vërtetojnë vdekjen.

Përgjigjet për pyetje të tjera i gjeni këtu.