Pamje nga një seancë e gjykimit të rastit të vrasjes në restorantin "Shega" - Foto: KALLXO.com

Gjykata nesër shpall aktgjykimin për rastin e vrasjes së dy personave në restorantin ‘Shega’

Gjykimi për vrasjen në restorantin “Shega” po e prek fundin.

Gjykata e Prishtinës nesër pritet të shpallë verdiktin ndaj të akuzuarve.

Në gjykimin për vrasjen e Naim Gërvallës e Lutfi Saraçit dhe plagosjen e rëndë të Besim e Besart Istrefit që mes vete janë babë e bir, nesër pritet që të shpallet aktgjykimi.

Në restorant “Shega” në Milloshevë të Obiliqit më 2 maj të vitit 2014 pas një mosmarrëveshje të çastit ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi, ndërsa kishin mbetur të plagosur rëndë tashmë të akuzuarit Besim e Besart Istrefi, pronari i këtij lokali dhe djali i tij.

https://kallxo.com/tensione-ne-gjykimin-per-vrasjen-ne-restorant-shega/

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 10 mars të vitit 2015 ka ngritur aktakuzë ndaj Besim e Besart Istrefit për vrasje të rëndë.

Besart Istrefin pProkuroria e ngarkon edhe me veprën penale armëmbajtje pa leje.

Në këtë proces i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve është edhe Jeton Saraçi.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega”, ku pasi kamerierët kishin filluar përgatitjet për mbylljen e restorantit, i akuzuari Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla, ka filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve.

Më tej, aktakuza thotë se më pas kishte filluar konflikti në mes tyre dhe pronarëve Besim e Besart Istrefi nga i cili ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosja.

https://kallxo.com/mangesite-e-gjykimit-per-vrasjet-ne-restorantin-shega/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.