Ilustrim

Gjilanasi gjuan me armë zjarri, arrestohet

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka arrestuar një person pasi ai ka shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, 117 fishekë, 19 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Arben Ramadani” rreth orës 23:55.