Admirali Foggo takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Jevtiqin

Admirali James Foggo është takuar sot me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Dalibor Jevtiq.

Liderët kanë diskutuar për gjendjen aktuale të vend, në vecanti për misionin e KFOR-it të për të siguruar mjedis dhe lëvizje të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, nën rezolutën 1244.

Gjatë vizitës, admirali Foggo ka diskutuar edhe për cështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Foggo ka rikujtuar Thacit dhe Haradinajt se sekretari gjeneral dhe Këshilli i Atlantikut Verior vazhdimisht ka thënë se çdo ndryshim në mandatin e FSK-së do të thotë që NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në.

Kjo punë po zhvillohet tani në Bruksel.

Foggo deklaroi se pret që kalimi i FSK-së të jetë progresiv, transparent dhe gjithëpërfshirës dhe të jetë e koordinuar mirë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai shtoi nevojën që aktivitetet e FSK-së t’i përmbahen kufizimeve të përcaktuara nga Thaçi në vitin 2013, ku ai deklaroi se FSK-ja nuk do të vepronte në veri të Kosovës pa pajtim me KFOR-in.

Foggo nënvizoi se të gjitha palët e interesuara e kuptojnë se Njësiti Special i Policisë së Kosovës nuk janë pjesë e FSK-së dhe se institucionet në Kosovë duhet të demonstrojnë ndryshimin. Së fundi, kur KFOR-i i afrohet përvjetori i 20, Foggo tha se KFOR ka për qëllim të nderojë ata punëtorë të NATO-s që dhanë jetën e tyre në mbështetje të një mjedisi të sigurt.

Foggo komandon Forcat Aleate të NATO-s me bazë në Napoli.

NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.