Foto: Kallxo.com

Gjendet trupi i policit të dytë në lumin Lepenc

Është gjetur trupi i pajetë i policit të dytë, Armend Trena, i rënë në lumin e Lepenc para dhjetë ditëve.

Lajmin për gjetjen e trupit të Armend Trenës e ka konfirmuar për KALLXO.com,  zëdhënësi i ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40,  në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena”, tha MFSK.

Të enjten e kaluar, ekipet e shpëtimit kanë gjetur në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Malësor Dashi.

Lajm në zhvillim

Më poshtë janë disa fotografi nga aksioni i sotvm i kërkimit nga ekipet e FSK-së dhe Policisë.