Gjendet një Trup i Pajetë në Bjeshkët e Deçanit

Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës.

“Mund ta konfirmoj që është gjetur një trup i pajetë në bjeshkët e Strellcit, Policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Në vend të ngjarjes ka qene edhe prokurori i shtetit,” tha Ibraj.

Ai tha se trupi i pajetë është dërguar në obduksion për ekspertizë të identifikimit gjinor dhe identitetit të viktimës.

Ibraj tha se pasi të përfundojë raporti mjekësor dhe ai i hetueseve policorë policia do të dalë me një komunikatë për medie në lidhje me këtë rast.