Foto: Ilustrim

Gjendet mjet i pashpërthyer në fshatin Gjocaj të Junikut

Policia e Kosovës gjatë 24 orët e fundit ka pranuar një raport që në fshatin Gjocaj të komunës së Junikut është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.

Një ankues mashkull i komunitetit shqiptar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë  të sigurt.