Foto: Ilustrim

Gjenden Para të Humbura, Kërkohet Pronari

Një qytetar nga Prishtina ka dorëzuar më 15 janar në stacionin policor një shumë parash, të cilat i ka gjetur afër Fakultetit Teknik.

Autoritetet policore nuk kanë treguar se për çfarë shume bëhet fjalë, por i bëjnë thirrje qytetarit që i kanë humbur të paraqitet dhe t’i marrë ato.

“Në stacionin policor Jugu në Prishtinë, një qytetar, A. Hasani, mashkull 30-vjeçar, ka sjellë para te gatshme” njofton policia në një komunikatë.

Sipas Policisë, paratë e gatshme janë gjetur në afërsi të Fakultetit Teknik, në Prishtinë.

Policia e kërkon qytetarin të cilit i kanë humbur këto të holla dhe e fton të paraqitet në stacionin policor Jugu në Prishtinë për t’i marrë ato.

Në të njëjtën kohë, Policia ka falënderuar qytetarin, i cili ka treguar gatishmërinë për t’i kthyer paratë te pronari i vërtetë si dhe vlerëson lartë sjelljen e tij.