Shëtitorja buzë lumit Krena - Foto: Komuna e Gjakovës

Gjakovë, inaugurohet një pjesë e shëtitores buzë lumit Krena

Në Gjakovë është inauguruar shëtitorja buzë lumit Krena.

Punimet për pjesën e inauguruar sot kanë nisur në muajin korrik.

Ndërsa, sipas kryetarit të Komunës, Ardian Gjinit, segmente të tjera do të fillojnë vitin e ardhshëm.

“Deri në vitin 2020 do të përfundojë i gjithë projekti”, tha Gjini në ceremoninë e inaugurimit.

‘’Shpresoj shumë që kësi projekte kanë me nisë një shpresë dhe një energji tek qytetarët tonë. Ne duhet të jemi kritikë kur diçka nuk është në rregull, duhet me tregu se kur diçka është mirë, për hir të njëri-tjetrit. Duke i ndihmuar njëri-tjetrit më shumë do ta ndihmojmë komunën dhe qytetin tonë. Falënderoj ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, që e ka përkrahë vazhdimisht këtë projekt, gjithashtu falënderoj edhe gjithë kolegët e mi që kanë qenë me mua gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar kryetari Gjini.

Ky projekt është investim i Komunës së Gjakovës, e përkrahur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.