Foto: Ilustrim

Gjakovë dhunohet seksualisht një grua

Një grua është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar në Gjakovë. Policia njofton se e ka arrestuar personin e dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

“Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim”, thuhet në njoftimin e Policisë.