Foto-ilustrim

Gjakovë, 73 raste të dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë vitit 2018 ka ngritur 74 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Yllka Shehu, Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë vitit 2018 ka pranuar 73 raste të cilësuara si dhunë në familje.

E njëjta Prokurori për vitin 2018 ka ngritur 74 aktakuza për rastet e dhunës në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.