Foto: Ministria e Financave

Funksionalizohet Njësia për monitorimin e projektit të Aeroportit “Adem Jashari”

Ministria e Financave ka njoftuar se nga takimi i Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) shqyrtuar propozimin për funksionalizimin e Njësisë për monitorimin e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si dhe shqyrtimin e planit për zhvillimin e programit kombëtar për Partneritet Publiko Privat.

Siç thuhet në një komunikate për media të kësaj ministrie, anëtarët e Komitetit aprovuan vendimin që ekipi për menaxhimin e Projektit të ANP-së “Adem Jashari’’ të jetë Divizioni për Monitorimin e projekteve për PPP brenda Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat, si dhe Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për PPP në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë dhe formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP.

Tutje bëhet e ditur se anëtarët e Komitetit vendosën që Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat të hartoj Programin Zhvillimor për PPP në bashkëpunim me të gjitha Autoritet Kontraktuese në Kosovë, si dhe të formohet lista e projekteve të mundshme dhe të adresohen me modelin PPP.