Pasaporta e Kosovës, Foto: Flaka Fazlija - Kallxo.com

Pas liberalizimit të vizave, vetëm në janar mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë

Numri i qytetarëve të Kosovës që ia mësynë vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në muajin e parë të viti 2024, që njihet ndryshe edhe si muaji i liberalizimit të vizave për Kosovën, ishte 287,193 udhëtarë.

Ky numër rezulton të jetë përreth 22 për qind më i lartë në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar.

“Në muajin janar 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 287,193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Janar 2023)”- thuhet në komunikatë.

Burimi_ASK_Grafika_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024
Burimi_ASK_Grafika_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024
Burimi_ASK_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024
Burimi_ASK_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin statistikave “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin Janar 2024”.