Trotuari në Bajnicë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Kaçanik, dëmtohet trotuari i porsandërtuar

Pak muaj pas ndërtimit, trotuari në fshatin Bajnicë të  Kaçanikut ka filluar të dëmtohet në masë të madhe.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, përmes të cilave tregon se si është dëmtuar trotuari në disa pjesë.

Sipas qytetarit bëhet fjalë për trotuarin rreth rrugës “10 Gushti”.

Në fotografi shihet se si kanë filluar të shkapërderdhen kubëzat me të cilat është shtruar trotuari.

Qytetari ka treguar se trotuari është ndërtuar në muajin nëntor.

Në fotografi shihen edhe gypa të betontë të kanalizimit që janë lënë mbi sipërfaqe dhe pa u lidhur ndërmjet vete.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: