Fjala Hyrëse në Gjykimin për Tenderin e KEK-ut

Aktualisht këtë fjalë është duke e dhënë Ramë Gashi, avokati i drejtorit të KEK-ut Arben Gjukaj.

Përveç Gjukajt në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha dhe katër persona tjerë.

Të shtatët akuzohen për tenderin milionësh të sigurimit fizik të objekteve të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Vlera e tenderit të sigurimit fizik për të cilin akuzohen këta shtatë persona ishte rreth 6 milionë euro.

Gjuka, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Azem Durake akuzohet për shtytje në keqpërdorim.

Pjesë e gjykimit janë edhe Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku që akuzohen për veprën penale mashtrim.

Dje fjalën hyrëse e dha prokuroria. Prokuroria në këtë fjalë tha se gjatë gjykimit do të paraqiten prova që do të vërtetojnë se në këtë tender ka pasur shkelje të prokurimit.

Dje gjykata dha dy herë pauzë për shkak të nxehtësisë që u krijua në sallë nga mosfunksionimi i sistemit të ajrimit dhe ngrohja me mjete të improvizuara.

Dje Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut tha se klienti i tij është pjesë e këtij gjykimi vetëm për shkak të paragjykimeve. Ai tha se Lushtaku është bërë fajtor kujdestar në Kosovë.

Edhe Bajram Tmava, avokati i Driton Pruthit tha se nuk ka prova kundër klientit të tij.

http://kallxo.com/gjykimi-per-tenderin-e-kek-ut/ [interaction id=”56cebbe05762585b4537f2c7″]