Fishekzjarrë e Daulle për Drejtorin e Kthyer në Punë

Në Prizren dhe në fshatra të kësaj komune, disa qytetarë kanë ndezur fishekzjarrë dhe kanë dalë në rrugë me daulle për ta festuar kthimin në punë të drejtorit të suspenduar të policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi.

Më herët, KALLXO.com raportoi se Krasniqi i ka dhënë fund periudhës disamujore të suspendimit dhe është kthyer në krye të policisë rajonale në Prizren.

Këtë vendim të Policisë e kanë përshëndetur në mënyrat e tyre qytetarët në Prizren dhe në fshatin e banuar me boshnjakë Reqan të kësaj komune.

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com një video gjatë ndezjes së fishekzjarrëve në qytet.

http://kallxo.com/nexhmi-krasniqi-kthehet-ne-poziten-e-drejtorit-te-policise-ne-prizren/