Fillimi i rregullimit të poligonit në Qendrën e Zjarrëfikësve në Drenas, Foto: Facebook/Komuna e Drenasit

Fillon rregullimi i poligonit në Qendrën e Zjarrfikësve në Drenas

Në komunën e Drenasit ka filluar projekti “Rregullimi i poligonit” në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka filluar implementimin e këtij projekti në Qendrën e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Gllobar.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka theksuar se ka filluar rregullimi i poligonit me sipërfaqe prej 420 metra katrorë, i cili ka qenë i nevojshëm për këtë shërbim.

“Jemi duke vazhduar edhe me implementimin e projekteve tjera që janë paraparë për vitin 2018”, ka thënë Krapi.