Ilustrim

Ferizaj, ia vjedhin veturën ‘Golf 2’

Një qytetari persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

Personi është ankuar në Policinë e Ferizajt për vjedhjen e veturës.

Qytetari denoncimin e ka bërë sot, pak pas mesnatës.

Sipas tij persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën “Golf 2” me tabela vendore.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në rr. “Ahmet Kaqiku”.

Policia po i vazhdon hetimet rreth rastit të cilin po e trajton si vjedhje e veturës.