Ilustrim

E la veturën para marketit, kur del nuk e gjen

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një ankesë nga një burrë, i cili ka raportuar se vetura e tij me targa vendore është vjedhur.

Ankuesi ka thënë se veturën e kishte lënë para marketit, mirëpo pas disa minutave kur kishte dalë për ta marrë atë kishte vërejtur se vetura nuk ishte.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në rrugën Tahir Sinani në Shtime, më 27 qershor, rreth orës 23:35.

Sipas ankuesit, dyshohet se veturën e tij e kishte marrë një personi i dyshuar.

Tutje policia ka thënë se rasti është nën hetime.