Policia e Kosovës

Arrestohen dy të mitur nën dyshimin për vjedhjen e një veture

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, dy nga ta të mitur nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së një veture.

Ngjarja është regjistruar në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Ishte ankuesi fillimisht që kishte raportuar vjedhjen e veturës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Prishtinës..

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.