Ilustrim - Vjedhje e veturës

Skenderaj, qytetarit i vidhet vetura në afërsi të shtëpisë

Një vjedhje e veturës është raportuar se ka ndodhur në fshatin Kryshevc të Skenderajt.

Qytetar ka raportuar se person/a të panjohur i kanë vjedhur veturën në afërsi të shtëpisë.

Sipas njoftimit, vetura është me targa vendore.

Në raport të Policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.