Ilustrim

Shtetases austriake i vidhet vetura në Prishtinë

Një shtetase austriake ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur i është vjedhur në Prishtinë vetura me targa të Austrisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Alushani”, më 14.03.2024, rreth orës 08:00.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke u hetuar në trajtim të veprës “Vjedhje e veturës”.