Fatmir Makolli për Herë të Tretë krye të Kick Box-it

Për të tretin mandat rresht, Fatmir Makolli është zgjedhur në krye të Federatës së Kick Box-it të Kosovës.

Pa asnjë kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër, Fatmir Makolli mori besimin e delegatëve të Federatës së Kick Box të Kosovës për të udhëhequr edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar.

“Po më doket që është si zakon me iu falënderu unë juve shumë që ma dhatë besimin për me qenë kryetar i federatës së Kick Box-it. Besoj që unë pa juve nuk mundem me punu e as nuk muj me ec përpara asnjë hap, besoj që në ta ardhmen së bashku me juve, do të ecim përpara edhe do ta ngrisim Kick Box-in ku e meriton,” u shpreh kryetari i sapozgjedhur.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i cili e ka uruar kryetarin Fatmir Makolli dhe e ka falenderuar për kontributin e dhënë në këtë sport.

“E di saktësisht angazhimin e Fatmirit sepse është edhe në komitetin olimpik dhe vërtet kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm dhe në komunitetin olimpik. Ju sot ia dhatë besimin dhe për 1 mandat 4 vjeçar, unë shpresoj që në ekipin e tij e Fatmirit dot të jenë njerëzit që vërtett duan, dinë dhe munden me kontribu edhe ma tepër, në mënyrë që ta lartësoni sa ma tepër Federatën e Kick Box,” tha Hasani pas zgjedhjes së kryetarit të federatës.

14 delegatët nga 7 klube të Kick Box-it kanë votuar edhe për nënkryetarin e federatës së këtij sporti.

Samet Arifi u zgjodh nënkryetar i federatës së Kick Box-it me 11 vota në krahasim me kundërkandidatin Muhamet Muqolli që mori vetëm 3 vota.