Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hasani: Sporti duhet të ruhet nga ndikimet politike

I ftuar në emisionin ‘KALLXOPernime’ kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se sporti duhet të ruhet nga ndikimet politike, duke aluduar së në këto ditët e parazgjedhjeve në Komitetin Olimpik të Kosovës, ka involvim të politikës në sport.

“Sporti duhet të ruhet nga ndikimet politike, por fatkeqësisht këto ditë shohim involvim të fuqishëm të njerëzve që janë në departamentin e sportit nëpër klube nëpër federata me tendencë me mbërri te komiteti olimpik”, ka thënë Hasani.

Besim Hasani ka thënë se kundërkandidatja e tij në këto zgjedhje në garë për të parin e KOK-ut Linda Shala, mund të marrë iniciativë për ndryshim të statutit të Komitetit Olimpik.

“Linda Shala mundet me marrë iniciativë nga posti i cili është që të ndryshoj statuti i Komitetit Olimpik, por jo në mënyrë arbitrare t’ia ndalojë dikujt me konkuru”, ka thënë Hasani në KALLXOPernime.

Kurse, Linda Shala ka deklaruar se do ta ndërroj statutin duke e përkufizuar mandatin e kryetarit të Komitetit Olimpik në dy mandate në maksimum.