Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besim Hasani tregon sa e ka pagën si kryetar i KOK-ut

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kandidati edhe për një mandat, Besim Hasani, ka thënë në emisionin “Kallxo Pernime” se paga e tij nuk guxon të jetë më e vogël se e ministrit.

“Paga e Kryetarit të KOK-ut nuk guxon me qenë më e vogël se e ministrit, ndërsa e sekretarit të përgjithshëm nuk guxon me qenë më e vogël se sa e zëvendësministrit. Ka në vendet e rajonit që e krahasojnë me kryeministrit dhe me zëvendëskryeministrit”, tha Besim Hasani.

Hasani ka treguar se e ka rrogën më shumë se 1,700 euro në muaj.

Ai po ashtu ka treguar se nënkryetari i KOK-ut nuk merr pagë, vetëm sekretari është me pagë.