Linda Shala: Premtoj se do ta ndërtoj qendrën nacionale të xhudos në Pejë për 12 muaj

Linda Shala, kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës, në emisionin “Kallxo Pernime”, ka premtuar se nëse ajo i fiton zgjedhjet do ta ndërtojë qendrën nacionale të xhudos për 12 muaj.

“Unë garantoj që e ndërtoj qendrën nacionale të xhudos për 9 muaj, më së shumti për 12 muaj”, ka thënë Linda Shala.

Shala ka treguar se si ka menduar që ta ndërtojë qendrën nacionale të xhudos.

“Dy opsione i kam menduar, një nëpërmjet kredisë që ka me marrë Komiteti Olimpik që e ka buxhetin goxha të fortë, rreth 600 mijë euro duke i reduktuar shpenzimet administrative 40 për qind, përafërsisht 100 mijë euro i kursej brenda një viti. Opsioni i dytë është me donatorët dhe qytetarët e vendit”, ka thënë Shala.