Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hasani: Komiteti Olimpik është një prej organizatave më transparente në Kosovë

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kandidat edhe për një mandat, Besim Hasani, tha sonte në “Kallxo Pernime” se KOK-u është njëra prej organizatave më transparente në tërë Kosovën.

“Komiteti Olimpik është njëra prej organizatave më transparante në tërë Kosovën. Nëse ju kujtohet kur kam qenë edhe njëherë këtu, ju kam lutur që të vini në KOK në çdo proces të vendimmarrjes. Ju garantoj që nuk mund të blehet as letër për tualet pa kalu në katër njerëz”, ka thënë Hasani .

Kryetari aktual i KOK-ut ka thënë se kanë vlerësim të madh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Diçka që nëve na vlerëson Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar flet për Komitetin Olimpik të Kosovës, prej 206 komiteteve olimpike e merr shembull Komitetin Olimpik të Kosovës, jo për skandale, jo për keqpërdorime, por për të mirë”, ka thënë Hasani.