Objekti i Fakultetit Juridik | Foto: Facebook

Fakulteti Juridik, thirrje studentëve për punë praktike me pagesë në Ministrinë e Financave

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministria e Financave, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit kanë njoftuar se do t’u ofrojnë 30 studentëve mundësi për punë praktike me pagesë në Ministri të Financave.

Në njoftim thuhet se studentët e interesuar nga Fakulteti Juridik, mund të aplikojnë për këtë punë praktike e cila zgjatë për tre muaj.

Studentët e interesuar për të aplikuar duhet të dorëzojnë CV-në, letrën motivuese dhe certifikatën e notave.

“Për të aplikuar duhet të merrni aplikacionin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet
Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet e
kërkuara. Dosja e plotësuar e aplikimit dorëzohet në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Fakultet Juridik.”, thuhet tutje në njoftim.

Studentët e interesuar kanë afat për të dorëzuar aplikacionet deri me 17 maj të këtij viti.

Qendra për Zhvillim të Karrierës në Fakultetin Juridik, ka bërë të ditur se të interesuarit duhet kontaktuar zyrtaren e kësaj qendre, Fatbardha Abazi.