Euro, foto: Pixabay

Më 2 shkurt mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 2 shkurt do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi’ – thuhet në kumtesë.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria ka lutur që të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.