Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani

Edhe një Mandat në Krye të Komitetit Olimpik

Besim Hasani ka mundur në garën për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës kundërkandidatin Jeton Beqiri.

Në votimin e delegatëve, 47 vota ka marrë Besim Hasani e 29 Jeton Beqiri.

Pas marrjes së mandatit, Hasani ka falenderuar delegatët për besimin e dhënë.

Jeton Beqiri është me profesion pingpongist dhe gjyqtar i këtij sporti. Madje, ai ka referuar edhe në kampionate botërore.

Në fund të tetorit, emisioni “Jeta në Kosovë“ i është kushtuar pikërisht Komitetit Olimpik të Kosovës dhe zgjedhjeve në federata.

Në këtë debat kanë marrë pjesë Besim Hasani, përfaqësuesi i Ministrisë së Sporteve, Iber Alaj, trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe përfaqësuesi i Federatës së Basketbollit, Leart Hoxha.

http://kallxo.com/driton-kuka-flet-per-zgjedhjet-ne-komitetin-olimpik/

KALLXO.com ka përcjellë edhe zgjedhjet në Federatën e Karatesë, të Kick-Boxit, Sporteve Shkollore, etj.

http://kallxo.com/ismet-krasniqi-kryetar-ri-federates-se-karatese/