Foto: Ilustrim

E kërcënon me armë për borxh, ndërhyjnë mysafirët e restorantit

Një qytetar ka raportuar në Polici se pas një bisede me të dyshuarin që e njeh, i njëjti ka nxjerrë një armë dhe ka filluar ta kërcënonte ankuesin për një borxh.

Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Budrikë e Poshtme të Parteshit dje rreth orës 04:00.

Për të mos ndodhur më e keqja kanë ndërhyrë mysafirët e lokalit.

Rasti, që po trajtohet si kërcënim, është duke u trajtuar nga njësitet policore.