Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

E godet vëllanë me thikë pas zënkës rreth rregullimit të kopshtit

Policia e Pejës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një zënke  të çastit me vëllain e tij rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë.

Rasti, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.