Pesë raste të dhunës në familje në 24-të orët e fundit

Rastet e dhunës vazhdojnë të jenë prezentë.

Në raportin e fundit 24-të orësh të Policisë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara janë nga Gjakova, Rahoveci, Fushë Kosova dhe Drenasi.

Në Gjakovë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë është arrestuar një person pasi që dyshohet se ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima nga sulmet e pësuara ka pranuar tretman mjekësor, dhe më pas është strehuar në shtëpi të sigurte. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Po ashtu në Gjakovë është arrestuar një grua pasi që dyshohet se e ka sulmuar bashkëshortin e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit të pësuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit  dhe me vendim të tij dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor.

Në qytetin e Rahovecit është  arrestuar një person pasi dyshohet se deri sa ishte në gjendje të dehur  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  motrës së tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Drenas është arrestuar një person për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Si pasojë e dhunës viktima kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa në Fushë Kosovë është arrestuar një person për dhunë familjare.

I dyshuari datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të viktimës.

Viktima është intervistuar në prani të Qendrës për punë Sociale.

Viktima ka  deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.