Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
29.12.2021 - 10:26
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-të orët e fundit.
Në Prishtinë raportohet se është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajte.
Ndërsa në Obiliq është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.