FOTO ILUSTRIM - Rrëzimi i Aeroplanit

Dy të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

Dy persona humbën jetën sot, kur një aeroplan i vogël u rrëzua në pjesën lindore të Austrisë, njoftuan zyrtarët e shërbimeve emergjente.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Franz Resperger i tha agjencisë austriake APA se aeroplani u rrëzua në mëngjes në një fushë afër pistës së aeroportit Veslau-Kotingbrunn, në jug të Vjenës.