Piloti vdes pas rrëzimit të avionit gjatë festës së zbulimit të gjinisë në Meksikë. FOTO: Screenshot, CNN.
Piloti vdes pas rrëzimit të aeroplanit gjatë festës së zbulimit të gjinisë në Meksikë (VIDEO)
Një pilot ka vdekur pasi aeroplani me të cilin po fluturonte si pjesë e një feste për zbulimin e gjinisë së bebes në Meksikë u rrëzua të dielën.
Videoja e postuar në internet tregon aeroplanin duke lëshuar tym rozë ndërsa fluturon mbi një çift që presin përpara një tabele që lexon “Oh baby”, i rrethuar nga balonat rozë dhe blu.
Xhirimi kap momentin kur krahu i majtë i aeroplanit duket se ndahet nga pjesa tjetër e aeroplanit ndërsa fluturon larg grupit të njerëzve më poshtë.
Autoritetet në Navolato, Sinaloa state, thanë për CNN në gjuhën spanjolle se piloti vdiq në spital pas përplasjes.
Alan Francisco Rangel i Kryqit të Kuq të Sinaloa tha për CNN se ndihmësmjekët e trajtuan pilotin në vendin e përplasjes në San Pedro, Navolato dhe më pas e çuan në një spital lokal, ku ai vdiq.
Autoritetet nuk e publikuan emrin e pilotit dhe shkaku i rrëzimit nuk është i qartë.
Nuk raportohet për të lënduar të tjerë si pasojë e këtij aksidenti.
Festat e zbulimit të gjinisë u konceptuan si një mënyrë argëtuese për t’i treguar familjes dhe miqve nëse do të mirëprisnin një vajzë apo një djalë.
Fillimisht ato bëheshin me gjëra të vogla që përfshinin prerjen e një torte me krem me ngjyra, ose ndoshta disa fishekzjarre. Mirëpo, disa prindër që presin të sjellin në jetë fëmijë kanë investuar në forma të shtrenjta dhe të rrezikshme për ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebes./CNN.