Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Malishevë
31.3.2022 - 13:27
Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në fshatin Drenoc të Malishevës.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, për KALLXO.com ka bërë të ditur se viktimat janë dy ngasësit e veturave.
“Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit. Detaje tjera nuk kemi për momentin. Njësitet e stacionit policor Malishevë, Policia e Trafikut Rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje”, ka thënë Graishta.