Malishevë, dy të vdekur në një aksident trafiku

Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident komunikacioni në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, që ka ndodhur para disa minutave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.