Dy të Arrestuar për Prostitucion

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar për “marrje me prostitucion”.

Sipas një komunikate të Policisë arrestimi ka ndodhur pas një operacioni të ndërmarrë sot rreth orës 14:00 në fshatin Lupç të Podujevës.

Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q.R. (femër) dhe Sh.M. (mashkull).

Në konsultim me prokurorin personat e arrestuar janë dërguar me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore.

Operacioni është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.