Shtylla elektrike (Ilustrim) | Foto: KALLXO.com

Drenas: Sulmoi punëtorët e KEDS-it dhe policët

Një burrë nga komuna e Drenasit është arrestuar nën dyshimin se kishte penguar punëtorët e KEDS-it në vendosjen e disa shtyllave elektrike.

Sipas policisë, i njëjti gjithashtu kishte penguar edhe zyrtarët policorë të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Gjatë këtyre incidenteve, policia thotë se nuk raportohet për të lënduar dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.