Drejtori i Burgut në Gjykimin e Naser Kelmendit

Seanca është mbyllur me kërkesë të Besnik Berishës avokatit të Naser Kelmendit.

Berisha kërkoi mbylljen e seancës për arsye se në të drejtori i burgut pritet të flasë për gjendjen shëndetësore të klientit të tij.

Seancat e mbyllura në rastin e Naser Kelmendit nuk janë të rralla.

http://kallxo.com/azra-sariq-perseri-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, ër krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar 2015, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja. [interaction id=”56cef794fe5d459225c6009a”]