Foto:Facebook

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë fillon punën

Shpresa Shala ka pranuar sot detyrën si drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Kjo komunë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Shala kishte shërbyer si drejtoreshë e shkollës ‘ Xhemail Mustafa’ ku thuhet se kishte arritur suksese të jashtëzakonshme edhe në suksesin e nxënësve.

“Znj. Shpresa Shala ka pranuar detyrën si drejtore e arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri tani ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, pa përjashtuar bashkëpunimin korrekt me Këshillin e Prindërve. Shkolla “Xhemajl Mustafa” ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës, ka përzgjedhur të hënën Shalën që do ta zëvendësojë Jonuz Salihajn, drejtorin e shkarkuar të Arsimit.