Donjeta Gashi sfidon kosovarët në mbjellje të drunjve

Donjeta Gashi, ish-gazetare dhe tani këshilltare e Kryeministrit, ka nisur sfidën “Mbjelle një dru”, të cilës i janë përgjigjur shumë persona.

Ajo këtë iniciativë e ka filluar me 4 prill dhe ka sfiduar njerëz të fushave të ndryshme duke përfshirë ambasadorë, deputetë, sportistë, kryetarë komunash, gazetarë, aktorë e miq.

“#PlantaTreeChallengeKosovo / Sfida “Mbjellë një dru” Kushdo që jemi dhe çkado që bëjmë, secili nga ne mundemi të kontribuojmë më shumë për ambientin, më shumë për Kosovën. Andaj sot, si qytetarë të këtij vendi, po e nisim bashkë sfidën për ta mbjellë një pemë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë!” . Të gjithë të nominuarit, të shoqëruar nga fëmijët, familjarët dhe miqtë, sfidohen ta mbjellin një pemë, kudo në Kosovë… dhe, pastaj të nominojnë persona të tjerë. Pema e parë e këtij aksioni u mboll”, ka shkruar Gashi.

Disa nga të nominuarit e Gashit e kanë pranuar sfidën dhe kanë mbjellë drunj në hapësira të ndryshme.

Aktori Besim Dina, arkitekti Visar Geci, kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, Dardan Islami, ish presidentja Atifete Jahjaga, gazetari Milot Hasimja, ambasadori gjerman Christian Heldt, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe Violeta Haxholli nga KDI kanë pranuar sfidën dhe kanë mbjellë pemë.

Gashi ka nominuar ish -Presidenten Atifete Jahjaga, Olimpisten Majlinda Kelmendi dhe Driton Toni Kuka,  Ambasadorin Philip Kosnett, , Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruairi O’Connell.

Deputetët: Mimoza Kusari Lila, Ahmet Isufi, Memli Krasniqi, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi,

Profesorët: Lindita Rugova, Besa Luzha, Dukagjin Pupovci, Laura Kryeziu, Lavon Bajrami.

Kryetarët e Komunave: Mytaher Haskuka, Lutfi Haziri, Ardian Gjini, Refki Suma, Qëndron Kastrati, Xhafer Tahiri, Ramiz Lladrovci.

Gazetarët: Besim Dina, Adriatik Kelmendi, Milot Hasimja, Leonard Kerquki, Jeta Xharra, Arben Ahmeti, Alaudin Hamiti, Arsim Lani, Fehmi Ferati.

Ministrat: Dhurata Hoxha, Shyqiri Bytyqi, Dijana Zivic.

Odat Ekonomike:  American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosov, Arian Zeka dhe Berat Rukiqi, Ulrika Richardson – Koordinatori i OKB-së.

Arkitektin Visar Geci, Drejorin e Institutit Onkologjik Ilir Kurtishi, aktorin Jeton Zogjani, Dardan Islamin, Taulant FL Hoxha dhe Besnik Tahiri.

Gjithashtu në Bllacë, dje janë mbjellë 99 fidane, në organizimin për vënien e gurthemelit tw Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca ‘99”.