Organizata GAIA nesër me aksion për mbjelljen e fidanëve në varrezat e Kakariqit në Pejë

Organizata mjedisore GAIA Kosova, nesër përmes një aksioni do të mbjellin pemë në varrezat e Kakariqit në Komunën e Pejës.

Sipas njoftimit në Facebook, aksioni do të fillojë në orën 12 dhe organizohet me qëllim të shtimit të hapësirave të gjelbra.

Sipas organizatës, aksioni do përsëritet në pesë komuna në Kosovë përgjatë gjithë muajit Nëntor dhe organizohet në kuadër të projektit ‘Klima për Ndryshim’, i cili fokusohet në minimizimin e pasojave të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

“Këtë të shtunë, tuj fillu prej orës 12:00, bashkë me Komunën e Pejës, kemi me mbjellë fidane e pemë në varrezat e Kakariqit, në mënyrë që me e rritë sasinë e jeshilllëkut e ajrit të pastër në qytet, edhe me e tregu kujdesin tanë për t’afërmit që i kemi lanë pas, për çka edhe po ju ftojmë që me u bashkangjitë në këtë aksion.  Ju këshillojmë që të vishini rrobe për t’cilat nuk bani dert nëse njolloseni.  Aksioni do këtë pauza të freskimit me fruta e ambelsina të vogla.  Ju lusim që me sjellë ujë (mundësisht shishe të përdorme ma heret) muzikë me vete (instrumente, zmadhues t’zanit).  Veglat e instruksionet për mbjellje do sigurohen nga ekipi ynë”, thuhet në njoftim.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.