Liburn Aliu - Foto: KALLXO.com

Deputeti i VV-së: Të afërmen e Isa Mustafës e shpalla punëtoren më të mirë

Liburn Aliu, deputet i Vetëvendosjes ka thënë se kur ai ishte drejtor i Urbanizimit në Prishtinë mandatin e kaluar, një të afërme të Isa Mustafës e kishte shpallur punëtoren më të mirë.

Por, ka pranuar se gjatë mandatit të tij janë punësuar edhe militantë të Vetëvendosjes.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se punëtoren e tij në Komunën e Prishtinës e cila ishte e LDK-së e ka zgjedhur më të mirën.

“Ka qenë shefe e sektorit të planifikimit [në Drejtorinë e Urbanizimit në Prishtinë] një e afërme e familjes së Isa Musafës. E kam zgjedh punëtore të vitit. Ma s’miri ka punu”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mes dy të barabartëve mund të zgjidhesh me parim politik, por ka insistuar se transparenca është e domosdoshme.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com